Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat irakiane të mbështetura nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një aksion kundër militantëve Shiit në Bagdadin lindor duke lënë të vrarë dhe plagosur 30 militantë. Gjatë aksionit është kapur edhe një lider i ekstremistëve. Zyrtarë amerikanë nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tij, por besohet se ai është Abu Dira bashkëpunëtor i liderit radikal, Moktada al Sadër. Po sot, bombat kanë goditur së paku tri xhamia sunite në Bagdad pas faljeve të së premtës. Së paku 15 persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG