Ndërlidhjet

SEUL


Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Christopher Hill tha sot se Uashingtoni e mbështet propozimin kinez për vazhdimin e bisedave gjashtëpalëshe, në të cilat, sikur edhe më parë, do të përfshihej edhe Koreja Veriore. Zoti Hill poashtu tha se Shtetet e Bashkuara mund të takohen me Korenë Veriore gjatë bisedimeve gjashtëpalëshe. Diplomati amerikan është në Korenë e Jugut, në kuadër të turneut të tij rajonal për ta koordinuar përgjigjen ndërkombëtare ndaj provave të fundit raketore bërthamore të Phenianit.
XS
SM
MD
LG