Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Janë gjetur trupat e 120 personave të vdekur nga përplasja e aeroplanit rus Airbus A310 në qytetin siberian Ikuts, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e viktimave tjera. Në kohën e aksidentit në bordin e aeroplanit gjendeshin 200 pasagjerë. 54 kanë mbijetuar, ndërkaq shumica e të vdekurve raportohet të jenë fëmijë. Tragjedia ndodhi kur aeroplani rrëshqiti nga pista dhe është përplasur me një mur, me ç'rast e ka përfshirë zjarri. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë që të ngrisë një komision për të kryer hetimet rreth aksidentit.
XS
SM
MD
LG