Ndërlidhjet

QYTETI GAZËS


Një operacion i madh ushtarak izraelit është duke vazhduar në Gaza në kundërpërgjigje të kapjes së një ushtari izraelit përpara dy javësh nga militantët palestinezë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan ka paralajmëruar se civilët palestinezë në atë zonë ndodhen në një situatë të vështirë humanitare, veçanërisht për shkak të sulmeve ajrore izraealite ndaj uzinës së vetme të prodhimit të energjisë në atë zonë. Ndërkohë edhe ministri i autoritetit palestinez për negociatat Saeb Erekat ka bërë thirrje për ndihmë popullatës civile."Sot unë i bërë thirrje të gjitha organizatave humanitare ndërkombëtare të fillojnë menjëher me programin e përgjigjes ndaj krizave. Ne jemi afër katastrofës humanitare në Gaza , ku 1.3 milion njerëz janë të rrethuar dhe po trajtohen sikur pengje" ka thënë Erekat.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë spitalet dhe qëndrat shëndetësore po përdorin gjeneratorët e tyre dhe kanë vetëm dy javë furnizime. Në tërësi agjensitë e OKB-së thonë se Izraeli duhet të lejojë asistencën humanitare dhe karburantet që të mbrijnë tek banorët e Gazës.
XS
SM
MD
LG