Ndërlidhjet

DAMASKË


Lideri politik i Hamasit, Khaled Meshal ka thënë sot se ushtari izraelit i rrëmbyer nga militantët palestinez në Gaza do të trajtohet si i "burgosur lufte".Meshal, gjithashtu ka insistuar në shkëmbimin e ushtarit izraelit me të burgosurit palestinez. Kryeministri i Izreaelit Ehud Olmert përjashtoi mundësinë e shkëmbimit të të burgosurve dhe tha se Izraeli do të vazhdojë me sulmet në Gaza deri në lirimin e ushtarit të rrëmbyer.
Ndërkohë kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat, ka thënë se Gaza po shkon drejt një krize humanitare. Sulmet e Izraelit kanë vazhduar edhe sot në Gaza, dukë lënë të vdekur dy palestinez.
XS
SM
MD
LG