Ndërlidhjet

HAGË


Në Tribunalin e Hagës ka përfunduar dita e parë e gjykimi ndaj gjashtë zyrtarëve të lartë serb, përfshirë edhe ish – presidentin e Serbisë Millan Millutinoviq.
Zyrtarët serbë akuzohen për planifikim dhe urdhërim të fushatës së terrorit dhe dhunës kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitet 98 dhe 99.
Ata akuzohen se i janë bashkuar ish presidentit Sllobodan Millosheviq në ndërmarrjen e përbashkët kriminale për vrasjen dhe dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova.
XS
SM
MD
LG