Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Zyrtarët rus thonë se lideri i kryengritësve çeçen, Shamil Basajev, është vrarë gjatë natës në Ingusheti nga forcat speciale ruse. Presidenti Vladimir Putin e ka quajtur vrasjen
"ndëshkim të merituar" për terroristët.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Toni Snow tha se Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar Basajevin si terrorist. "Shamil Basajev ka qenë terrorist. Ai është i përfshirë në një numër të akteve terroriste të profileve të larta, përfshirë sulmin e vitit 2004 në një shkollë në Beslan" tha Snow.
Ministri i Jashtëm i qeverisë në ekzil të kryengitësve çeçen, Ahmed Zakajev ka thënë se lufta kundër forcave ruse do të vazhdojë edhe pa Basajevin.
XS
SM
MD
LG