Ndërlidhjet

DAMASKË


Lideri politik i Hamasit Khaled Meshal ka thënë sot se ushtari izraelit i rrëmbyer nga militantët palestinez në Gaza do të trajtohet si i "burgosur lufte". Meshal gjithashtu ka insistuar në shkëmbimin e ushtarit izraelit me të burgosurit palestinez.
Kryeministri i Izreaelit Ehud Olmert përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të të burgosurve dhe ka thënë se Izraeli do të vazhdojë me sulmet në Gaza deri në lirimin e ushtarit të rrëmbyer.
Ndërkohë kryenegociatori palestinez Saeb Erekat ka thënë se Gaza po shkon drejt një krize humanitare.
XS
SM
MD
LG