Ndërlidhjet

LONDËR


Britania planifikon të dërgojë rreth 900 trupa shtesë në ndihmë të ushtarëve në jug të Afganistanit. Ministri britanik i mbrojtjes Des Brone tha sot se numri i ushtarëve britanik prej 3 mijë e 600 sa janë tash deri në muajin tetor do të arrijë në 4 mijë e 500. Njoftimi vie pasi NATO-ja po përgatitet të marrë përsipër operacionet ushtarake në jug të Afganistanit, nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG