Ndërlidhjet

logo-print

SREBRENICË


Mbetjet e 505 viktimave të masakrës së Srebrenicës, të identifikuara së fundit, do të varrosen sot. Në mesin e atyre që do të marrin pjesë në këto ceremoni të varrimit do të jetë edhe kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte. Në ditën e sotme të vitit 1995, afro 8 mijë myslimanë u vranë nga forcat serbe në Srebrenicë, që ishte mizoria më e tmerrshme në Evropë prej luftës së dytë borëtore.
Agjencia FP informon se në përvjetorin e 11 të masakrës, Tribunali i Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës ka dënuar vetëm 6 prej 19 të akuzuarve lidhur me këto vrasje. Dy të akzuarit kryesorë nga Tribunali, Radovan Karaxhiq e Ratko Mlladiq ende janë në liri.
XS
SM
MD
LG