Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Ekipi Negociues i Kosovës e ka përkrahur sot presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, lidhur me qëndrimet që ai do të prezantojë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që mbahet më 13 korrik në Nju Jork, Presidenti Sejdiu tha se do të kërkojë mbështetje për pavarësinë e Kosovës dhe theksoi nevojën që edhe Kosova ta ketë ulësen e saj në OKB. "Ne kemi një formulë shumë të qartë – atë formulë që është vendosur edhe në nivelet më të larta institucionale të Kosovës, se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme tërësisht dhe ne kemi një qëndrim të palëkundur në këtë drejti", tha presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu duke mohuar që të ketë ndonjë ftesë për takime me zyrtarë të Serbisë në Nju Jork. Këto janë më shumë fjalë, ndërsa ftesë zyrtare nuk kemi, tha presidenti Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG