Ndërlidhjet

SREBRENICË


Eshtrat e 505 viktimave të masakrës së Srebrenicës, të identifikuara së fundit, janë varrosur sot. Në mesin e 50 mijë pjesmarrësve në varrim ishte edhe kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte. Në ditën e sotme të vitit 1995, afro 8 mijë boshnjakë u vranë nga forcat serbe në Srebrenicë, që ishte mizoria më e tmerrshme në Evropë prej luftës së dytë botërore.
Agjencitë e lajmeve informojnë se në përvjetorin e 11 të masakrës, Tribunali i Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës ka dënuar vetëm 6 prej 19 të akuzuarve lidhur me këto vrasje. Dy të akzuarit kryesorë nga Tribunali, Radovan Karaxhiq e Ratko Mlladiq ende janë në liri. Kryeprokurorja Del Ponte ka thënë se nuk ka informacione se ku gjendet Karagjiqi, pasi sipas saj "askush nuk po e kërkon më". Ndërkaq për Ratko Mladiqin, ajo tha se "nëse Beogradi dëshiron, ai mund të arrestohet që sonte". Këto komente Del Ponte i bëri gjatë bisedave më të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës.
XS
SM
MD
LG