Ndërlidhjet

ROMË


Kapiteni i kombëtares franceze të futbollit Zinedin Zidan ka qenë shumë arrogant dhe unë e kam ofenduar ka pranuar Marko Materraci, futbollist i kombëtares italiane në një prononcim për "Gazeta Delo Sport", i pyetur për të shpjeguar incidentin e ndodhur në ndeshjen finale në Kupën e Botës midis Italisë dhe Francës.
Materaci ka thënë se nuk është e vërtetë se Zidanin e ka ofenduar me termin terrorist, por me terma që në fushat e futbollit dëgjohen me dhjetra herë.
Zinedin Zidan ende nuk ka shpjeguar se përse sulmoi me kokë Materacin dhe sipas televizionit francez për këtë incident ai publikisht do të deklarohet brenda pak ditëve.
Ndërkohë Federata e Botërore e Futbollit (FIFA) ka bërë të ditur se do të fillojë hetimet për rrethanat që shkaktuan sulmin me kokë të Zinedin Zidanit ndaj Marko Materracit.
XS
SM
MD
LG