Ndërlidhjet

ROMË/BERLIN


Trajneri i kombëtares futbollistike të Italisë, Marcello Lippi dha sot dorëheqje. Nën udhëheqjen e tij Italia, para disa ditësh, fitoi titullin e kampionit botëror. Ai këtë dorëheqje e kishte paralajmëruar para disa javësh, pasi ishte pyetur nga prokurorët lidhur me dyshimet për presion që ai të zgjedhte lojtarë të caktuar për kombëtaren italiane. Njëherësh, zyrtarët e futbollit në Gjermani kanë konfirmuar se trajenri Juergen Klinsmann nuk do ta vazhdoj kontratën për të qenë trajner i kombëtares së Gjermanisë. Ndër ata që kishin kërkuar që zoti Klinsman ta vazhdoj kontratën ishte edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG