Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica është takuar gjatë ditës së djeshme në Uashington me Sekretaren amerikane të Shtetit Kondoliza Rajs për të diskutuar ecurinë e deritashme të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
Bisedimet për statusin e Kosovës, të drejtuara nga Kombet e Bashkuara do të përcaktojnë nëse Kosova do jetë e pavarur.
Koshtunica ka përsëritur se "pavarësia e Kosovës do ta çojë rajonin drejt jostabilitetit".
Nga ana tjetër arrestimi i të akuzuarve për krime lufte ka qenë një nga temat e takimit Rajs – Koshtunica.
Zëdhënësi i Departamentti të Shtetit Shon MekKormak para takimit deklaroi:
"Ka urdherarreste për një numër individësh që kërkohen për krime lufte. Ne, ashtu si miqtë dhe aleatët tanë evropianë kemi kërkuar nga qeveria serbe që të bëjë gjithçka është e mundur që personat në fjalë të dërgohen para drejtësisë në Hagë."
XS
SM
MD
LG