Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Kina dhe Rusia kanë paraqitur një projekt të ri rezolute lidhur me provat raketore të Koresë së Veriut.
"Sa i takon Këshillit të Sigurimit ne duhet të dërgojmë një mesazh të bashkuar. Besoj se propozimi i Rusisë dhe Kinës krijon bazën e duhur për t'ia arritur këtij qëllimi", tha sot ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Ky projekt kinezo-rus vjen pas projekt rezolutës së paraqitur nga Japonia e cila kërkonte vendosjen e sanksioneve kundër Penjanit.
Ministri i jashtëm rus, Lavrov e kishte cilësuar projekt-rezolutën japoneze si të papranueshme.
XS
SM
MD
LG