Ndërlidhjet

PARIS


Ylli i futbollit francez Zinedine Zidan ka kërkuar ndjesë për goditjen me kokë kundër futbollistit italian Materaci gjatë finales së kampionatit botëror të futbollit.
"Dua t''i kërkoj falje të gjithë fëmijëve që e kanë parë këtë incident. Nuk ka asnjë arsyetim për veprimin në fjalë", tha Zidane. Më tej ai shtoi se Materaci kishte fyer në mënyrë shumë personale nënën dhe motrën e tij. Zidan ka shtuar se "nuk mund të them se më vjen keq për atë që bëra, pasi do të ishte njësoj sikur të pranoja se ai kishte arsye për të thënë ato fyerje".
Zidane nuk u pyet gjatë intervistës nëse kishte tone raciste në fyerjet e Materacit.
XS
SM
MD
LG