Ndërlidhjet

BEJRUT


Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Libanit, duke goditur aeroportin ndërkombëtar të Bejrutit dhe bllokuar portet libaneze. Sulmet vijnë pasi militantët e Hesbollahut rrëmbyen dje dy ushtarë izraelit.Ministri Isak Herzog ka thënë se Izraeli po i përgjigjet aktit të luftës të ndërmarrë nga Libani. Ndërkohë, zyrtarët e Libanit kanë thënë se 39 civil kanë vdekur duke përfshirë 10 fëmijë nga sulmet ajrore izraelite. Libani poashtu ka vazhduar me sulmet në territoret izraelite duke plagosur 7 persona. Presidenti, Xhorgj Bush ka thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë vetën, mirëpo ai ka fajësuar Sirinë për pengimin që po i bënë arritjes së paqes në Lindjen e Mesme. "Siria duhet të mbahet përgjegjëse.Ajo po i strehon militantët e Hamasit. Hesbollahu ka prezencë aktive në Siri. E vërteta për zgjidhjen e situatës është se ushtarët izraelit duhet të kthehen dhe presidenti Asad të dëshmojë se udhëheqë vendin në drejtim të paqes" ka thënë Bush.
Presidenti palestinez Mahmud Abas ka thënë se eskalimi i dhunës mund të çojë në luftë rajonale.
Liderët tjerë botërorë kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.
XS
SM
MD
LG