Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Në selinë e Kombeve të Bashkuara është zhvilluar aktivitet diplomatik kushtuar Kosovës.
Për zhvillimet në Kosovë kanë folur emisari special për statusin Mahti Ahtisari, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica.
Pas fjalës në takimin e mbyllur të Këshillit të Sigurimit, Marti Ahtisari u ka thënë gazetarëve se me këtë rast ka paraqitur progresin e arritur në Kosovë dhe aktivitetet e mëtejme. Ai gjithashtu ka thënë se nga fundi i këtij muaji do të ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë që të takohen për të paraqitur pikëpamjet e tyre rreth statusit.
XS
SM
MD
LG