Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Kombet e Bashkuara nuk kanë autoritetin e nevojshëm t'i imponojnë Serbisë statusin e Kosovës, ndaj vetëm një zgjidhje e negociuar do të jetë e pranueshme, ka deklaruar ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitali Çurkin. Ai i bëri këto komente pas takimeve të djeshme të Këshillit të Sigurimit, ku kryenegociatori Ahtisari raportoi para Këshillit të Sigurimit ecurinë e deritashme të bisedimeve. Por diplomatë të tjerë në Këshillin e Sigurimit thanë se zgjidhja e imponuar do jetë e detyrueshme nëse nuk arrihet marrëveshje mes palëve.
Pas mbledhjes së djeshme Ahtisari konfirmoi organizimin e takimit të shumëfolur mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.
XS
SM
MD
LG