Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit diskuton sot në një sesion të jashtëzakonshëm rreth luftimeve mes Izraelit dhe militantëve të hezbullahut, nga të cilat kanë humbur jetën rreth 50 libanezë dhe dy civilë izraelitë.Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka thënë se është i alarmuar me eskalimin e dhunës.
Ndërkohë aeroplanët luftarakë izraelitë kanë sulmuar rrethinat e Bejrutit dhe kanë bombarduar magjistralen që lidh bejrutin me Damaskun. Me këtë rast janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur 50 të tjerë. Hezbullahu gjatë natës ka gjuajtur 100 raketa në veri të Izraelit.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka bërë të ditur se Moska ka shtuar si pikë të veçant krizën ndërmjet Izraelit dhe Libisë në takimit e G8-ës.
XS
SM
MD
LG