Ndërlidhjet

RIGA/LETONI


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer tha sot se në samitin e Rigës në nëntor, aleanca kryesisht do të fokusohet në përpjekjet e saj paqeruajtëse në Afganistan, Kosovë dhe në rajonin e Darfurit në Sudan.
Duke folur për samitin e Rigës, që mbahet më 28 dhe 29 nëntor, ai tha se "pret që shefat e shteteve dhe të qeverive do ta theksojnë përkushtimin e tyre të paepur për Afganistanin" dhe shtoi se "do të konfirmohet edhe angazhimi i NATO-s në Kosovë"
Këto komente zoti Shefer i bëri në Rigë, ku u takua me zyrtarët më të lartë të Letonisë.
XS
SM
MD
LG