Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur një seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet eskalimi i dhunës midis Izraelit dhe Libanit. Zëvëndëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ibrahim Gambari ka thënë se mundësia për zgjidhje të krizës përmes diplomacisë është zbehur shpejt.Ndërkohë, Izreali ka vazhduar sot me sulme të gjëra në territorin e Libanit duke bombarduar për herë të dytë aeroportin ndërkombëtar të Bejrutit dhe magjistralen që lidh kryeqytetin me Damaskun. Militantët e Hesbollahut poashtu kanë vazhduar sulmet me raketa në veri të Izraelit duke plagosur disa persona. Policia e libanit ka thënë se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 61.
Presidenti i SHBA-ve Xhorgj Bush ka biseduar përmes telefonit, me kryeministrin e Libanit dhe liderë tjerë të rajonit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Toni Snow tha se Bushi dëshiron që Izraeli të minimizojë vrasjet e civilëve. Por, sipas Snowt, presidenti amerikan, nuk do të kërkojë nga Izraeli të ndërprejë operacionet ushtarake.
XS
SM
MD
LG