Ndërlidhjet

SHËN PETERSBURG


Lidhur me krizën në Lindjen e Mesme është biseduar sot në takimin midis presidentit të SHBA-ve Xhorxh Bush dhe atij rus Vladimir Putin. Bush ka fajësuar Hesbollahun për përshkallëzimin e fundit të dhunës në Lindjen e mesme. "Mendoj se të gjitha palët janë të një mendje se dhuna duhet të ndalet. Unë mendoj se rruga më e mirë për të ndalur dhunën është të kuptohet prej nga ka filluar ajo. Dhuna ka nisur sepse Hesbollahu ka gjuajtur me raketa në territorin izraelit dhe kanë rrëmbyer dy ushtarë. Ja pse dhuna ka filluar " deklaroi presidenti Bush. Ndërkaq presidenti rus Putin ka denoncuar Hesbollahun për rrëmbimin e dy ushtarëve izraelit, njëherit ka thënë se përdorimi i forcës nga ana e Izraelit duhet të jetë e balancuar. Ndryshe, Bush dhe Putin kanë diskutuar edhe për programet bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit. Ata janë pajtuar për një plan global në luftën kundër terrorizmit bërthamorë.
Dy presidentët biseduan edhe për shkallën e demokracisë në Rusi, dhe anëtarësimin e saj në Organizatën Botërore të Tregëtisë. Takimi ndërmjet Bushit dhe Putinit, u zhvillua para fillimit të samitit të liderëve të tetë vendeve më të industrializuara që mbahet në Shën Petersburg.
XS
SM
MD
LG