Ndërlidhjet

BEJRUT


Izraeli ka vazhduar ditën e katërt të sulmeve kundër Libanit, derisa sulmet janë zgjeruar përveç Bejrutit dhe në qytetin port të Tripolit.
Aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë sulmuar sërish qendrën e udhëheqësit të Hezbullahut, Hasan Nasrallah, duke shkatërruar një ndërtesë nëntëkatëshe. Autoritetet libaneze bëjnë të ditur se mbi 80 persona janë vrarë nga sulmet izraelite deri tani.
Nga ana tjetër raketat e Hezbullahut kanë goditur në distanca më të largëta, se më parë brenda territorit izraelit.
Për pasojë tetë persona janë plagosur në qytetin izraelit Tiberias.
Izraeli ka konfirmuar edhe dëmtimin e një anije lufte nga raketat e Hezbullahut.
"Mund të konfirmojmë se ka pasur sulm kundër një anije luftarake izraelite ku për pasojë katër ushtarë llogariten si të humbur. Anija u godit nga një raketë tokë-ujë e prodhimit iranian", konfirmoi komandanti izraelit Ido Nehushtan.
Izraeli përsëriti se do vazhdojë me sulmet në fjalë deri në lirimin e dy ushtarëve të vet.
XS
SM
MD
LG