Ndërlidhjet

SHËN PETERSBURG


Kriza në Lindjen e Mesme ka qenë në qendër të takimit midis presidentit të SHBA-ve Xhorxh Bush dhe atij rus Vladimir Putin.
Bush ka fajësuar Hesbullahun për përshkallëzimin e fundit të dhunës në Lindjen e Mesme.
"Mendoj se të gjitha palët janë të një mendje se dhuna duhet të ndalet. Unë mendoj se rruga më e mirë për të ndalur dhunën është të kuptohet prej nga ka filluar ajo. Dhuna ka nisur sepse Hesbullahu ka gjuajtur me raketa në territorin izraelit dhe ka rrëmbyer dy ushtarë", deklaroi presidenti Bush.
Presidenti rus Putin ka denoncuar Hesbullahun për rrëmbimin e dy ushtarëve izraelitë, por ka thënë se përdorimi i forcës nga ana e Izraelit duhet të jetë i baraspeshuar.
Bush dhe Putin kanë diskutuar edhe për programet bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit. Ata janë pajtuar për një plan global në luftën kundër terrorizmit bërthamor.
Dy presidentët biseduan edhe për shkallën e demokracisë në Rusi, dhe anëtarësimin e saj në Organizatën Botërore të Tregëtisë. Takimi ndërmjet Bushit dhe Putinit, u zhvillua para fillimit të samitit të udhëheqësve të tetë vendeve më të industrializuara të botës që mbahet në Shën Petersburg.
Takimi i G8-ës ka filluar me një darkë mirëseardhje.
XS
SM
MD
LG