Ndërlidhjet

SHËN PETERSBURG


Presidenti amerikan George Bush ka përsëritur sot qëndrimin se Izraeli ka të drejtë të mbrojë vetveten.
"Izraeli si vend sovran në tërësi ka të drejtë të mbrohet nga aksionet teroriste", ka deklaruar presidenti Bush pas takimit me kryeminstrin britanik Toni Bler, gjatë samitit të grupit G-8, për të shtuar se Izraeli duhet të jetë i vetëdijshëm edhe për pasojat. Në vazhdim presidenti Bush ka thënë:
"Ajo që është interesant lidhur me valën e fundit të dhunës që ka goditur Lindjen e Mesme është fakti që në shesh ka dalur shkaku kryesor i jostabilitetit në rajon e që është Hezboallahu dhe lidhjet e tij me Sirinë dhe Iranin", ka thënë presidenti Bush.
Ndërkaq, kryeministri Toni Bler me këtë rast ka vënë në pah se "shkaqet e situatës duhet kërkuar te ekstremistët që synojnë të ndërprejnë procesin i cili do të çonte te zgjidhja me dy shtete – Izraelin e mbrojtur dhe një shtet përkatës palestinez".
"Ekstremistët gëzojnë mbështetjen e Iranit dhe Sirisë dhe për synim kanë krijimin e tensioneve dhe armiqësive", ka thënë Toni Bler.
XS
SM
MD
LG