Ndërlidhjet

MITROVICË


Udhëheqja e zyrës koordinuese të Serbisë për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq ka përfunduar sot qëndrimin katërditësh në Kosovë, me ç'rast ka vizituar disa vendbanime të serbëve. Ajo tha se situata e sigurisë në Kosovë nuk është e mirë, ashtu siç e paraqesin UNMIK-u dhe KFOR-i. Zonja Rashkoviq ka shprehur çudi për një deklaratë të shefit të zyrës franceze në Prishtinës, Thierry Reinard, i cili, sipas saj, ka shprehur keqardhje që presidenti i ndjerë, Rugova nuk është gjallë për ta parë zgjidhjen e statusit të Kosovës. Zonja Rashkoviq-Iviq tha se diplomati francez ka prejudikuar lidhur me statusin, por ëndërra e tij dhe e Rugovës nuk janë as afër për t'u realizuar. Këto komente ajo i bëri në një takim me gazetarë në pjesën veriore të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG