Ndërlidhjet

PRISHTINË


Delegacioni i Kosovës për status e ka pranuar ftesën nga zyra e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, për takimin e nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili do të mbahet më 24 korrik në Vjenë. Përbërja e delegacionit do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme. Kjo është bërë e ditur pas takimit të sotëm të ekipit negociator. Zëdhënësi i delegacionit, Skender Hyseni, është shprehur se në takimin e nivelit të lartë nuk do të shkohet për negociata për pavarësinë e Kosovës, por për ta argumentuar atë edhe njëherë.
XS
SM
MD
LG