Ndërlidhjet

BEJRUT


Sot në orët e para të mëngjesit, aeroplanat luftarakë izraelitë kanë sulmuar lagjet jugore të Bejrutit. Këto sulme shkaktuan zjarr të madh në portin e këtij qyteti. Nga këto sulme izraelite ajrore u vranë së paku 15 vetë, përfshirë këtu edhe tetë ushtarë libanezë, ndërsa janë plagosur afro 50 të tjerë. Ushtria izraelite ka njoftuar se këto sulme u bënë pasi predhat raketore të Hezbollahut kishin depërtuar në jug të qytetit izraelit, Haifa.
XS
SM
MD
LG