Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Mahti Ahtisari ka thënë sot në Bruksel se javën tjetër në Vjenë shpreson të mbledhë për herë të parë liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë, që t'i paraqesin vetë qëndrimet për statusin e Kosovës. Ahtisari ka folur para ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.Kryenegociatori Ahtisari bëri të ditur poashtu se gjatë verës do të vazhdojnë negociatat midis Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike.
Ahtisari ka hedhur poshtë idenë e disave që çështja e negociatave të Serbisë me BE-në të ndërlidhet me statusin e Kosovës.
Përndryshe, ministrat e jashtëm të BE-së i kanë shprehur mbështjetje të plotë Ahtisarit në përpjekjet e tij për gjetjen e zgjidhjes për statusin e Kosovës, dhe kanë bërë të ditur se pas statusit, rolin kryesor në Kosovë do ta ketë Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG