Ndërlidhjet

SHËN PETERSBURG


Ka përfunduar sot samiti i liderëve të tetë vendeve më të industrializuara të botës, që u mbajt në Shën Petersburg. Në krye të agjendës ka qenë kriza në Lindjen e Mesme. Duke folur në emër të pjesmarrësve të samitit, presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për për qetësi në Lindjen e Mesme. "Çështja kryesore është të ndalet dhuna dhe konfrontimi, dhe rajoni të mos kthehet prapa në kaos. Kërkoj t'i jepet mundësi diplomacisë përmes Kombeve të Bashkuara", ka thënë Putin.
Liderët gjatë punimeve dy ditore të samitit, kanë diskutuar edhe për programin bërthamorë të Iranit dhe Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG