Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Sot po zhvillohet në Vjenë takimi i dytë mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë.
Kreu i delegacionit të Kosovës, Ylber Hysa para takimit tha se Prishtina do ofrojë projekte konkrete për mbrojtjen e kësaj trashëgimie në mënyrë trepalëshe.
Një nga drejtuesit e delegacionit serb Batakoviç tha se pala serbe në takimin e sotëm do kërkojë mbrojtjen e rreptë të 40 objekteve serbe derisa kanë evidentuar rreth 1000 të tilla.
Shqiptarët kanë ofruar mbrojtjen e 14 objekteve me zona të veçanta sigurie, por këto zona variojnë nga objekti në objekt për shkak të karakteristikave të vendndodhjes.
Takimi i sotëm ndryshe nga të mëparshmit është drejtuar nga shefi i zyrës politike të UNOSEK-ut, ukrainasi Peter Ivancek.
XS
SM
MD
LG