Ndërlidhjet

BEJRUT


Kanë vazhduar sulmet me raketa të Hezbullahut në territorin e Izraelit. Raketat patën si cak qytetin e Haifës, por nuk kanë shkaktuar të plagosur.
Izraeli edhe sot ka vazhduar sulmet ajrore ku për pasojë gjetën vdekjen së paku 11 civilë në jug të Libanit dhe nëntë ushtarë libanezë në një qendër ushtarake pranë Bejrutit. Deri tani nga sulmet izraelite janë vrarë 215 njerëz në Liban derisa nga raketat e Hezbullahut janë vrarë 24 persona në Izrael.
Kryeministri libanez, Fuad Siniora i ka vlerësuar në miliarda dollarë dëmet e shkaktuara nga sulmet izraelite.
Ndërkaq po vazhdon largimi masiv i shtetasve të huaj që për arsye të ndryshme gjendeshin në Liban.
Kombet e Bashkuara po tërheqin atë pjesë të ekipit të tyre në Liban që është cilësuar jo thelbësor.
Ministri i jashtëm australian Aleksandër Douner tha se Izraeli ka hedhur poshtë kërkesën për një armëpushim të shkurtër në mënyrë që të mundësohet largimi i shtetasve të huaj nga Libani.
Një nga të larguarit nga Bejruti drejt Qipros në 24 orët e fundit flet për situatën e rëndë në vend:
"Gjendja vjen gjithnjë duke u keqësuar. I pamë shpërthimet dhe zjarrin e bombave nga shumë afër", shpjegon një nga dëshmitarët në vendngjarje.
XS
SM
MD
LG