Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Ekzistojnë gjasat që përpjekjet diplomatike të rezultojnë në armëpushim mes Izraelit dhe Hezbullahut, tha sot në Jerusalem ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Terje Roed Larsen.
Edhe ministrja e jashtme e Izraelit, Xipi Livni bëri disa komente pozitive:
"Derisa veprojmë në mbrojtje të qytetarëve tanë ne synojmë të bashkëpunojmë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje të suksesshme dhe efikase të krizës", tha Lipi.
Por shefja e diplomacisë izraelite përsëriti se Hezbullahu duhet të lirojë dy ushtarët izraelitë të rrëmbyer në fillim të krizës, duhet të çarmatoset dhe të lejojë trupat libaneze në kufirin me Izraelin.
Edhe kryeministri izraelit Olmert ka përsëritur pak më parë përmes një deklarate se do vazhdojë ofensiva derisa të lirohen ushtarët e rrëmbyer.
Ministrja britanike e punëve të jashtme, Margaret Beket përsëriti se vendosja e një trupe ndërkombëtare në Liban do të jetë garanci që çdo lloj armëpushimi të respektohet. Ky propozim ka marrë mbështetjen edhe të Komisionit Evropian dhe të kreut të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG