Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenë po zhvillohet edhe një rund i bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e decentralizimit, me ndërmjetësimin e të dërguarve të Kombeve të Bashkuara. Para takimit kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Lutfi haziri tha se pala kosovare propozon 5 komuna të reja me shumicë serbe, që do të ishin funksionale. Më herët Beogradi ka kërkuar formimin e 13 komunave të reja, së bashku me pesë komunat ekzistuese. Takimin e sotëm e ndërmjetëson diplomati gjerman, Bernard Shlaget nga zyra e UNOSEK-ut.
XS
SM
MD
LG