Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka akuzuar Iranin dhe Sirinë për "inspirim" të sulmeve të Hizbollahut kundër Izraelit. Mëtutje, duke folur për këtë çështje, mbrëmë vonë në Uashington, presidenti Bush tha:
- Çdokujt i vie keq për humbjen e jetës së pafajshme. Në anën tjetër, ajo që po e shohim është se shkaku kryesor i problemit është Hizbollahu. Kjo çështje duhet të diskutohet në nivel ndërkombëtar dhe t'i bëhet e qartë Sirisë se ata duhet ta ndalin mbështetjen e tyre për Hizbollahun. Mua më duket se Siria po përpiqet ta kthej kontrollin ndaj Libanit, tha presidenti Bush. Ai mëtutje tha se besonte se aleati i Shteteve të Bashkuara, Izraeli po vepronte në vetëmbrojtje, por kërkoi nga Izraeli që t'u shmanget aksioneve që mund të shkaktojnë shkatërrimin e qeverisë së Libanit.
XS
SM
MD
LG