Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Kanë vazhduar sot në Vjenë bisedimet për decentralizimin midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e UNOSEK-ut. Kryesuesi i delegacionit kosovarë, Lutfi Haziri ka deklaruar se maksimumi i ofertës kosovare në këto bisedime do të jetë pesë komuna serbe. Ndërkaq pala serbe ka kërkuar 13 komuna të reja. Delegacionet nuk janë takuar drejtpërsëdrejti por kanë qenë në salla të ndryshme derisa ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë biseduar me të dyja delegacionet. Takimi i sotëm është drejtuar nga udhëheqësi i grupit të decentralizimit brenda zyrës së zotit Ahtisari, diplomati gjerman Bernard Shlage.
XS
SM
MD
LG