Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka akuzuar Iranin dhe Sirinë për "inspirim" të sulmeve të Hizbollahut kundër Izraelit. "Çdokujt i vie keq për humbjen e jetës së pafajshme. Në anën tjetër, ajo që po e shohim është se shkaku kryesor i problemit është Hizbollahu. Kjo çështje duhet të diskutohet në nivel ndërkombëtar dhe t'i bëhet e qartë Sirisë se ata duhet ta ndalin mbështetjen e tyre për Hizbollahun. Mua më duket se Siria po përpiqet ta kthej kontrollin ndaj Libanit", tha presidenti Bush. Ai shfaqi besimin se aleati i Shteteve të Bashkuara, Izraeli po vepronte në vetëmbrojtje, por kërkoi nga Izraeli që t'u shmanget aksioneve që mund të shkaktojnë shkatërrimin e qeverisë së Libanit.
XS
SM
MD
LG