Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kanë vazhduar luftimet mes Izraelit dhe Hezbullahut në jug të kufirit libanezo-izraelit. Burimet izraelite njoftojnë se luftimet janë zhvilluar pranë fshatit Avivim. Ushtria izraelite po kërkon brenda territorit libanez bunkerët ku mbahen armatimet e Hezbullahut. Ndërkaq kryeministri libanez, Fuat Siniora ka bërë thirrje për ndihmë. "Kërkoj nga të gjithë që pa rezerva të nxisni armëpushimin dhe heqjen e shtetrrethimit në mënyrë që t'i ofrohet ndihmë humanitare vendit tonë të lodhur nga lufta", tha Siniora.Megjithatë konflikti nuk ka treguar shenja të qetësimit.
Rreth 40 marinsa amerikane janë ulur në Bejrut të mundësojnë evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Libani.
Në Qipro, ku po vendosen të evakuuarit janë shfaqur vështirësitë e para. "Bëhet fjalë për një numër shumë të madh të njerëzve, rreth 60 mijë. Nëse këta rrijnë në Qipro qoftë dhe për pak ditë do përballemi me një detyrë thuajse të pamundur", vlerësoi sot ministri i jashtëm qipriot, Georgios Lilliakis.
XS
SM
MD
LG