Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Ka hyrë në ditën e dhjetë konflikti i armatosur mes trupave izraelite dhe Hezbollahut në kufirin izraelito-libanez. Dy ushtarë izraelite dhe dy luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë gjatë luftimeve të sotme brenda territorit libanez.
Dy helikopterë Apaç izraelitë janë rrëzuar pranë kufirit libanez, çfarë ka sjellë vdekjen e pilotit dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Njëkohësisht gjashtë persona janë plagosur pasi tri raketa kanë rënë në qytetin Haifa të Izraelit.
Izraeli ka urdhëruar banorët në jug të Libanit të lëshojnë menjëher vendin. Vëzhguesit thonë se në këtë pjesë Izraeli po përgatit ofensivë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Francës Filip Douste Blazy ka thënë sot se konflikti në Liban mund të çojë në katastrofë dhe se vendi i tij do të dërgojë ndihma në rajon.
Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq poashtu kanë tërhequr vërejtjen se situata humanitare po keqësohet.
Zëdhënësja e qeverisë së Izraelit Miri Eisin ka thënë sot se Izraeli do të hap një korridor humanitar, për t'i ardhur në ndihmë popullit libanez. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gjysëm milioni njerëz deri tash janë zhvendosur nga vendi për shkak të luftimeve.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara ka thënë se Turqia do të jetë vend tranzit për evakuimin e shtetasve amerikan.
XS
SM
MD
LG