Ndërlidhjet

VJENË


Në zyrën e kryenegociatorit Ahtisari gjithçka është gati për takimin e të hënës në Vjenë mes përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë. Ky takim do shënojë dhe hapjen e bisedimeve për statusin pasi takimet e deritashme kanë qenë të fokusuara në çështjet teknike. Megjithatë në prag të takimit nga zyra e Ahtisarit në Vjenë mesazhet janë të përmbajtuara, dhe nuk besojnë se takimi i të hënës do përfundojë me rezultate konkrete. "Nuk presim që të arrihet një zgjidhje apo që palët të bien dakord në fund të takimit, por do kenë mundësi t'i tregojnë njëra tjetrës në sy se çfarë mendojnë për të ardhmen e Kosovës, tha për radion Evropa e Lirë, Hua Xhiang, zëdhënëse e kryenegociatorit. Por takimit të së hënës i paraprin takimi i nesërm i Grupit të Kontaktit. Takimi do të mbahet në Vjenë dhe në një nga seancat do të flasë dhe kryenegociatori Ahtisari.
XS
SM
MD
LG