Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica e ka quajtur sot të rrezikshme idenë e krijimit të një shteti të ri, siç ka thënë, në territorin e Serbisë. "Në bisedimet e Vjenës duhet që me marrëveshje kompromisi të gjejmë shkallën më të mirë për autonominë e Kosovës" ka thënë ai. Këto komente të Koshtunicës bëhen dy ditë para takimit të nivelit të lartë që mbahet në Vjenë, midis udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Fatmir Sejdiu i cili i prin delegacionit të Kosovës në këto bisedime ka deklaruar dje se në Vjenë do të shkojnë për ta përshpejtuar pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG