Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti Xhorxh Bush ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara do t'u bëjë thirrje liderëve të Lindjes së Mesme që të bëjnë presion në Hezbollahun në përpjekje për ndalje të dhunës.
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs do të udhëtojë nesër për në Lindjen e Mesme në përpjekje për ti gjetur zgjidhje konfliktit.
Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe bota arabe po bëjnë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka paralajmëruar se invazioni tokësor i Izraelit do të shënonte një eskalim serioz të konfliktit.
Luftimet 11 ditore midis Izraelit dhe Hezbollahut kanë lënë të vrarë rreth 350 persona, shumica civil, në Liban dhe 19 ushtarë si dhe 15 civilë në Izrael.
XS
SM
MD
LG