Ndërlidhjet

MADRID


Siria do të ndërhyjë në konfliktin që po zhvillohet ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut nëse forcat izraelite hyjnë në Liban dhe i afrohen Sirisë, ka deklaruar ministri i Informatave të këtij vendi Mohsen Bilall.
Në intervistën për gazetën spanjolle "ABC" ai ka thënë se forcat e Sirisë janë në gjendje gatishmërie.
Mohsen Bilall ka përgënjeshtruar pohimet sipas të cilave Siria nxit Hezbollahun, por ka thënë se ky grupacion ka simpatinë dhe mbështetjen morale të Damaskut.
XS
SM
MD
LG