Ndërlidhjet

TEL AVIV/BEJRUT


Është rritur numri i trupave tokësore izraelite që kanë hyrë në Liban, bëjnë të ditur burimet e Izraelit.
Trupat po shkojnë drejt qytetit Bint Xhbail, në jug të Libanit që njihet si një nga fortesat e Hezbullahut.
Njoftohet për gjashtë ushtarë dhe 13 civilë izraelit të plagosur nga sulmet me raketa të Hezbollahut.
Izraeli ka vazhduar sulmet gjatë ditës në Liban, ku për pasojë janë plagosur gjashtë persona mes të cilëve dhe një fëmijë në një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin libanez të Tyres. Megjithatë kryeministri i Izraelit Ehud Olmert ka thënë se Izraeli po përpiqet të mos dëmtojë popullatën civile.Burimet izraelite njoftojnë se sulmet ushtarake do vazhdojnë për së paku dhe 10 ditë të tjera. Ndërkohë koordinatori për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara Xhon Egeland ka apeluar sot për 150 milion dollarë ndihma për civilët e Libanit.
XS
SM
MD
LG