Ndërlidhjet

BEJRUT


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs ka bërë thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbullahut, por ka shtuar se kushtet e armëpushimit duhet të jenë të drejta. Rajs këto komente i ka bërë gjatë udhëtimit për në Lindjen e Mesme ku së pari është ndalur në një vizitë të pa paralajmëruar në Liban. Rajs pas takimit me kryeministrin Fuad Siniora, ka shprehur shqetësim për situatën humanitare në Liban dhe kushtet në të cilat jetojnë popullata civile.
Pas Libanit sekretarja e shtetit Rajs, ka mbërritur në Izrael, në përpjekje për zgjidhjen diplomatike të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
Kriza në Lindjen e Mesme ka qenë në qendër të bisedimeve ndërmjet kryeministrit britanik Toni Bler dhe atij irakian Nuri Al Maliki. Bler ka shpresuar për arritjen e një plani të paqes për ndaljen e konfliktit. " Plani do të precizonte qartazi kushtet që parashohin jo vetëm ndalje të armiqësive por edhe lirimin e ushtarëve të rrëmbyer. Marrëveshja do të ndalte dhunën në të dyja anët, dhe unë besoj se ne do të kemi nevoj për një forcë ndërkombëtare në jug të Libanit" ka thënë Bler.
XS
SM
MD
LG