Ndërlidhjet

TEL AVIV


Ushtria izraelite ka mbrojtur përdorimin e llojeve të ndryshme të armatimit gjatë sulmeve ushtarake në Liban, pavarësisht kritikave të ardhuara nga Human Rights Watch se përdorimi i disa llojeve të caktuara bombash është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Po sot komandanti izraelit, Hemi Livni ka bërë të ditur se vendi i tij nuk planifikon të shkojë në thellësi të Libanit, derisa trupat izraelite kanë marrë nën kontroll dhe një tjetër qendër të Hezbullahut, qytetin Beit Xhbeil.
Gjatë betejës për Beit Xhbeil dy ushtarë izraelitë humbën jetën.
XS
SM
MD
LG