Ndërlidhjet

ROMË


Në Romë ka filluar takimi i zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë për të diskutuar mënyrat e mundshme për ndaljen e konfliktit në Liban. Kryeminsitri italian, Romano Prodi, para takimit, tha se synohet arritja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e 15 vendeve, përfshirë këtu edhe sekretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, kryeministrin e Libanit, Foud Siniora, e të tjerë. Në takim nuk janë ftuar përfaqësusit e Izraelit dhe të Sirisë.
XS
SM
MD
LG