Ndërlidhjet

UASHINGTON


Duke u shprehur për bisedimet e Vjenës, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey tha se "ka shumë dallime ndërmjet të dy palëve se si të vazhdohet". Mëtutje ai u shpreh se "dëshirojmë dhe i inkurajojmë që të vazhdojnë të punojnë njëri me tjetrin pasi, përfundimisht, gjetja e zgjidhjes për këtë çështje është në interes jo vetëm të popullit të Kosovës dhe popullit të Serbisë, por edhe më gjërë, në interes të popullit në tërë Ballkanin". Zoti Casey u shpreh se e tërë kjo është "pjesë e përfundimit të krizës që filloi në vitet e 90-ta dhe sjellja e gjithë rajonit në familjen Evro-atlantike". Duke folur për çështjen e negociatave për statusin e Kosovës, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey tha:
- Pozicioni dhe pikëpamjet tona për këtë çështje janë shumë të qarta. Ne sigurisht mbështesim një zgjidhje të negociuar me pajtueshmëri reciproke të kësaj çështjeje, nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara, që po udhëhiqet nga i dërguari i posaqëm, zoti Ahtisaari.
XS
SM
MD
LG